Sfida interesante gjatë vikendit në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Federata e Basketbollit sot ka informuar se ndeshja e vetme e ditës së shtunë do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët kanë vetëm një fitore e shtatë humbje radhazi, duke u renditur në vendin e fundit në tabelë, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e pesë humbje
Sipas FBK-së, fitorja për të dy skuadrat është shumë e rëndësishme në synimet që kanë.
Ndërsa, të dielën, Sigal Prishtina do ta presë kampionin, Golden Eagle Yllin, ku pritet rikthimi i tifozëve. Bardhekaltrit kanë pesë fitore e tri humbje, duke u renditur në vendin e tretë, kurse therandasit pas katër humbjeve, shënuan katër fitore radhazi dhe janë në kërkim të fitores së pestë në këtë edicion.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë tri fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit katër fitore e tri humbje dhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Alek Joncevski do të kërkojnë fitoren e pestë në këtë edicion.
Prince Caffe Superliga – Java 9
E shtunë
19:00 Rahoveci – Vëllaznimi
E diel
17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli         
19:00 Bashkimi – Trepça                                      
Peja – Ponte Prizreni (REZULTATI I LIGËS UNIKE)

Back to top button