Shahini: Entuziasmi për të lëshuar Kosovën është më i madh se në vitet e 90-ta

(Lajm i përditësuar)


Shahini: Entuziasmi për të lëshuar Kosovën është më i madh se në vitet e 90-ta

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini në emisionin “Click” në RTV21 tha se në bazë të hulumtimit përveç faktorit ekonomik në ikjen e qytetarëve nga Kosova po ndikojnë edhe rrethanat politike.

Duke përmendur sulmin në Banjskë, sanksionet nga BE-ja , “ rënien e investimeve të huaja”, thotë se  kanë ndikuar që qytetarët e vendit të mendojnë se Kosova është në një gjendje të vështirë.

“Dhe ata mendojnë se e vetmja zgjedhje është Perëndimi për të shkuar për të siguruar veten, familjen e vet, standartin e vet. ..Ne si AKB mendojmë të kundërtën se ne kemi qëndruar këtu edhe në kohët më të vështira dhe nuk e kemi lëshuar Kosovën , kurse tash kur Kosova ka nevojë për zhvillim të hovshëm ekonomik, ka nevojë për qytetarët e vet për të jetuar këtu në liri dhe pavarësi, entuziasmi për të lëshuar Kosovën është më shumë se në vitet e 90-ta kur kemi ikur nga represoni….në këtë situatë që jemi sot nuk e ka parashikuar askush.”, tha ai


Shahini: Në vitin 2024 pritet që rreth 150 miijë qytetarë të ikin nga Kosova

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini tha në emisionin “Click” në RTV21 se në bazë të një hulumtimi nga ky institucion pritet që në vitin 2024, 150 mijë qytetarë të largohen nga Kosova.

“Dhe studimi i këtij institutvioni ( Riinvest), i ka vërtetëtuar të dhënat tona paralamëruese të studimit, dhe kjo mesatarisht mund të jetë e përafërt e saktë , sepse nëse janë 360 deri në 380 mijë punëtorë të cilët aktualisht janë kontributdhënës dhe fuqia punëtore po ashtu në Kosovë mund të jetë rreth 850 mijë punëtorë ,pjesa tjetër dërmuese janë e papunë, kjo del se ajo shifra rreth 150 mijë të rijn qytetarë të vendit seriozisht do ta rrezikojnë Kosovën dhe kjo është një zbrazje e Kosovës, ata për fat të keq nuk janë vetëm punëtorë të pa punë , por një numër i  tyre janë punëtorë që janë në punë dhe kanë kontrata të punës”, tha Shahini.

Ai tha se sipas një analize të ABK-së  rreth 50 mijë punëtorë mund t’i kenë marrë këtë vit   kontratat e punës  për në vendet tjera .

“Do të thotë nëse brenda tri viteve kanë ikur 150 mijë me dokumenta të rregullta pune vitin 2024 do të shkojnë plus edhe 150 mijë të tjerë si turistë e që Gjermania nga dhjetori ka liberlaizuar tregun ku  cdo qytetar i Ballkanit Perëndimor  i cili shkon në Gjermnai si turist nëse bjen në kontakt me një punëmarrës ai mund të lidh kontratë për një kohë shumë të shkurtë.”, tha Shahini në “Click”./21Media

Back to top button