Shahini: Nga Kosova po ikin edhe biznesmenët, 700 milionë euro stoku i investimeve të kosovarëve në Shqipëri

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se ekonomia vendit gjatë këtij viti ka ngecur, me një rritje të varfërisë, të çmimeve e të inflacionit. Ai ka alarmuar edhe për ikjen e biznesmenëve nga Kosova për në vendet e rajonit kryesisht në Shqipëri ku, sipas të cilit, stoku i investimeve të kosovarëve në Shqipëri ka shkuar deri në 700 milionë euro.

“Ekonomia vendit ka ngecë nuk është zhvilluar është rritë varfëria çmimet ka pasur inflacion mungesë të investimeve të huaja rënie të eksportit rënie e fuqisë blerëse konsumatorët janë varfëruar dhe gjithë kjo e varfëron ekonominë me tutje pavarësisht se kemi rritje ekonomike 3.7 siç thotë ASK-ja por kjo rritje është a padukshme krahasuar me çmimet. Duhet të zgjidhet një qeveri e fuqishme gjithëpërfshirëse që mund të përmirësojë gjendjen e ekonomike sepse qytetarët s’janë të vetmit që po ikin, po ikin edhe biznesmenët e investitorët dhe stoku i investimeve të kosovareve në Shqipëri këtë vit ka shkuar deri në 700 milionë euro dhe kjo për Kosovës është dobësi e madhe”, tha Shahini për RTV21./RTV21

Back to top button