Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen

Shakira dhe Gerard Pique janë ndarë, kanë konfirmuar këngëtarja kolumbiane dhe ylli i Barcelonës.
Dyshja, lidhja e të cilëve filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën, përcjell portali rtv21.tv
Në një deklaratë të shkurtër, të publikuar nga agjencia e komunikimit të këngëtares, konfirmohet: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Kjo vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës , i cili fitoi Kupën e Botës me Spanjën në vitin 2010, dyshohet se u kap në shtrat me një grua tjetër.
Është raportuar se çifti ka disa javë që jetojnë veçmas pasi Pique u dëbua nga shtëpia e tyre familjare. Sipas gazetës spanjolle El Periodico , ai ka qëndruar si beqar dhe ka jetuar një “mënyrë jetese feste” që nga ndarja.
Raporte të mëtejshme thonë se reprezentuesi spanjoll ka frekuentuar klubet e natës me shokun e skuadrës Riqui Puig dhe grupin e tij të miqve, shpesh duke u kthyer në shtëpi deri në dy ose tre të mëngjesit./21Media

Back to top button