Shala: Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtojë lënden e presidentes Osmani

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, tha se pavarësisht se presidentja Vjsoa Osmani e ka tërhequr lënden e saj nga Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët mund ta trajtojnë këtë lëndë. Sipas tij, kjo mbetet në diskrecionin e Gjykatës nëse do ta shqyrtojë apo jo.

‘’Po në bazë të rregullorës së punës rregullit 31 të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese në rast se pranon një kërkesë ajo e ka në diskrecion që të vendos nëse do të vazhdoj apo jo shqyrtimin. Në bazë të rregullorës së punës, nëse e vlerëson se është e nevojshme dhe ka një interes publik apo ka një çështje që lidhet me të drejtat e njëriut që ka interes për t’u trajtuar edhe pas tërheqjes së kërkesës nga ana e parashtruesit të kërkesës Gjykata mund ta vazhdoj trajtimin e saj.”, tha Shala./RTV21/21Media

Back to top button