Shala i bënë ofertë kompanisë Volkswagen
Shala njofton kompaninë për kushtet që ofron Kosova për investime
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot ka njoftuar se më 4 prill të këtij viti edhe zyrtarisht i ka dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë Volkswagen.
“Në letrën time e kam njoftuar presidentin e bordit të kësaj kompanie, z.Deiss në lidhje me kushtet që ofron Kosova për investime. Për më tepër, në letrën time kam njoftuar udhëheqësit e kësaj kompanie për preferencat e kosovarëve për Volksëagen dhe historinë e industrisë së automobilave në Kosovë”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij “Facebook”.
Shala njoftoi se edhe ditëve në vijim, do t’iu dërgojë oferta të ngjashme edhe kompanive tjera./21Media