Shala i LDK-së premton ndërtimin e spitalit të ri brenda mandatit katër vjeçar

(Lajm i përditësuar)
Kandidati i LDK-së për deputet, Ardian Shala në emisionin “Click” në RTV21 premtoi se nëse vijnë në pushtet do ta ndërtojnë spitalin e ri brenda mandatit katër vjeçar.
“Hapësira do të caktohet brenda një vendi të çasshëm na të gjitha komunat”, tha ai.
LDK premton se qysh vitin e parë do të krijojë fondin e sigurimeve shëndetësore prej 140 milionë eurove
Kandidati i LDK-së për deputet, Ardian Shala në emisionin “Click” në RTv21 premtoi se nëse vijnë në pushtet në vitin e parë do të krijojnë fondin e sigurimeve 140 milionë për qytetarët.
Shala: Rikthimi i kontratës kolektive synim i yni
Kandidati i LDK-së për deputet Ardian Shala në emisionin “Click” në RTV21 premtoi se nëse vijnë në poshtet do ta kthejnë kontratën kolektive:
“Kontrata kolektive është e garantuar me proceset ndërkombëtare, …kjo duhet të shqyrtohet me urgjencën ma të madhe dhe kjo duhet të kthehet sa më shpejt ashtu siç ka qenë”, tha ai.
Ai tha se do ta marrin si prioritet këtë punë, por që një gjë e tillë do të varet nga numrat e deputetëve.
Shala fajëson Kurtin për raportin Kosovë- Amerikë
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Ardian Shala në emisionin “Click” në RTV21, komentoi deklaratat emisarit Grenell i cili e quajti Kurtin bashkëpunëtor jo të besushëm për Amerikën.
Shala tha se sjellja e Kurtit duke e quajtur sekretarin e shtetit amerikan naiv, pastaj animi gjatë zgjedhjeve për administratën e Biden e kanë sjellë situatën e qeverisë në një situatë jo të mirë karshi aleatit siç është SHBA-ja.
“Kjo gjuhë e përdorur nuk besoj se i ka shërbyer vendit përkundrazi kjo ka shërbyer për një kauzë të tjetër kujt, dhe ma merr menjda se vlerësimi prej Grenellit nuk besoj që këto kanë me ndiku pozitvisht , por mendoj që I japin pozitivitet zgjidhjes reale të asaj që Kosova pretendon për të ardhmen për me qenë partnere dhe pjesëmarrëse në shtete tjera.”, tha ai.
Sipas tij dikush duhet të merr përgjegjësinë se pse Kosova ëshë e izoluar aktualisht.
“Katër vite s’kemi asnjë njohje, adminsitrata nuk është më vendi ku shkon kryeministri i Kosovës”
Shala: Kurti s’ka me çka krenohet, merret me partitë tjera duke i konsideruar si miza
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Ardian Shala në emisionin “Click” në RTV21, tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka me çka të krenohet për 4 vjet qeverisje dhe në fushatë merret me partitë tjera.
“ Gjenë një adresë ku t’ drejtohet dhe të merret me partitë duke i konsideruar si miza e këto., por unë i thërras qytetarët nga këtu se ata janë të cilët vendosin dhe thirrjes së këtij kandidati për kryeministër që t’i trajtojnë kandidatët tjerë si miza t’I përgjigjen me qetësi , me mature me 9 shkurt me votën e tyre pro atyre partive që kanë program zhvillimor. “, tha Shala./21Media