Shala: Lokalet në veri janë hapur

Shala falënderon kompanitë që bashkëpunuan në aksion

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura.

Shala falënderoi të gjitha kompanitë që bashkëpunuan në aksionin që ndërmori ministria për t’i siguruar qytetarëve produktet ushqimore.

Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre.

Qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme.

Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve “Viva Fresh”, “ETC”, “Meridian”, “InterEx”, “QTA”. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim kudo që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala në Facebook./21Media

Back to top button