Shamia në shkolla-neutralitet apo kufizim i lirisë së besimit?

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës, duke konfirmuar se Ministria e Arsimit e ka në dorë të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla.
Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja në emisionin “Horizonti i mesditës” në RTV21 tha se ky gjykim nuk i legjimitetit nuk nënkupton edhe gjykim i të drejtës për do fëmijë /nxënës për me ndjekë shkollimin pa marrë parasysh bindjeve dhe të drejtave të tyre fetare.
“Shpresoj shumë që edhe ky vendim i fundit i kësaj Gjykate të na rikthejë në vëmendje atë domosdoshmërinë për të gartantuar një shkollim të barabartë për të gjithë nxënësit pa marrë parasyshë bindjeve të tyre fetare, mbulesës apo jo mbulesës çdo nxënës dhe nxënëse Meriton shkollim të barabart”, tha ai./21Media