Shantazhohet një burrë në Fushë Kosovë
Një burrë ka raportuar në polici se më 22 maj të këtij viti ishte shantazhuar nga një person.
I dyshuari raportohet se e kishte kanosur viktimën që do ia postonte disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave.
Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.05.2025 ka deklaruar se ishte shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.