Shantazhoi një grua duke kërcënuar me publikimin e videove intime, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person të martën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

I dyshuari raportohet se kishte shantazhuar një grua, duke i thënë se do t’ia publikojë fotot e videot intime të saj nëse nuk i jep para.

Sipas raportit ditor të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media

Back to top button