Kaloni te përmbajtja kryesore

Shaqir Cërvadiku kujton bashkëshorten e ndjerë: I yti gjithmonë

 
Këngëtari i njohur, Shaqir Cervadiku ka kujtuar bashkëshorten e tij në 11-vjetorin e vdekjes. Përmes një postimi në Facebook Shaqiri me mall ka shkruar se mungesa e personit të zemres është e pakompenzueshme.
Shaqiri ka shkruar se tërë këto vite është munduar që dhimbjen ta kthej në forcë, duke ju përkushtuar sa më shumë fëmijëve.
“Vitet pa Ty s’po i numëroj ma, por kujtimet e çdoditëshme për Ty sa vijnë e shtohen nga mungesa jote e pakompenzueshme. Më mungojnë sytë e tu,buzëqeshja,aroma,frymarrja e dashurija jote pakufi. Më mungojnë ato përqafime kur më përcillje e me pritje tek dera e oborrit çdo ditë sa herë që dilja e kthehesha në shtëpi.Sa herë thellohem në detajet e kujtimeve për TY,duke e rikthyer jetën prapa,pafajësisht zemra lotët shpesh më mashtrojnë”, ka shkruar ndër tjera Shaqiri në Facebook.

Kujtojmë se, Shaqiri vite më parë ka publikuar edhe një këngë kushtuar bashkëshortes së tij./21Media 
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button