Shaqiri shumë afër transferit në Lyon, bëhet e ditur shifra e kërkuar nga gjiganti anglez

Xherdan Shaqiri duket se i ka të numëruara orët si lojtar i Liverpoolit pasi që ai shumë shpejtë pritet të ndryshojë skuadër.
Reprezentuesi i Zvicrës raportohet se është shumë afër që të bashkohet me Lyonin në Ligue 1.
Konfirmime të rëndësishme tashmë kanë ardhur edhe nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio i cili ka zbuluar edhe detaje nga kostoja e këtij operacioni.
Sipas tij, Liverpooli kishte kërkuar tetë milionë euro për kartonin e Xherdan Shaqirit por, Lyoni i ka ofruar gjashtë milionë, shifër kjo e cila është pranuar nga gjiganti anglez.

Back to top button