Shawn Mendes ka shtyrë turneun evropian për vitin 2023
Artisti Shawn Mendes ka njoftuar se ka shtyrë turneun e tij evropian.
Krijuesi i hitit “Stitches”, supozohej të niste që në mars të këtij viti një seri koncertesh, por për shkak të pandemisë ai dhe ekipi i tij kanë vendosur që ta shtyjnë për në maj të vitit 2023.
“Ishte shumë e vështirë të marrim këtë vendim. Por, fatkeqësisht duhet të shtyjmë turneun në Mbretëri të Bashkuar dhe në Evropë për në vitin 2023. U detyruam ta marrim këtë vendim për shkak të pandemisë” tha Shawn.
Kjo u bë gjithashtu pasi artisti pohoi se dëshironte që në turneun e tij të gjithë të ishin të sigurt dhe të mbahej me kapacitet të plotë.
Mendes u kërkoi falje të gjithëve, por premtoi se këngë të reja nga ai janë rrugës./21Media