SHBA anulon lëshimin testues të raketës balistike ndërkontinentale
SHBA ka anuluar lëshimin testues të raketës balistike ndërkontinentale Minuteman III.
Me një rreze prej afro 10,000 km, raketa me aftësi bërthamore është një komponent kyç i arsenalit të ushtrisë amerikane.
Testi i tij u shty për herë të parë nga Pentagoni më 2 mars, menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë.
Në atë kohë, SHBA tha se po ndërmerrte hapa për të minimizuar rrezikun e llogaritjes së gabuar, por vetëm po e vononte testin pak.
Një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se anulimi ishte për të njëjtat arsye, por shtoi se “forcat ajrore janë të sigurta në gatishmërinë e forcave strategjike të Shteteve të Bashkuara”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?