SHBA: Baiden ftoi guvernatorin e Nju Jorkut të jap dorëheqje

Guvernatori Cuomo akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe i ngacmoi shtatë gra
Presidenti amerikan Joseph Biden i bëri thirrje Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo të japë dorëheqjen pasi një komision special përpiloi një raport prej 165 faqesh ku thuhej se Cuomo abuzoi seksualisht dhe ngacmoi shtatë gra.
Komisioni sot akuzoi Kuoma për ngacmim seksual, abuzim dhe sjellje të keqe të shtatë grave që punonin në administratën e tij.
Guvernatori u thirr menjëherë të japë dorëheqjen, gjë që ai e refuzoi kategorikisht. Duke iu drejtuar kombit, ai tha se ai kurrë nuk kishte prekur asnjë nga bashkëpunëtoret e tia në mënyrë të papërshtatshme dhe se ai nuk donte të jepte dorëheqjen derisa akuzat të konfirmoheshin nga një hetim i pavarur, raporton CNN lidhur me kete rast./E.D.-21Media

Back to top button