SHBA: Brenda ditës – 1 mijë të vdekur nga Delta!
Të mos vaksinohesh kundër Covid-19 është si të vozisësh në gjendje të dehur, thotë një ekspert shëndetësor amerikan
Në SHBA në mesatare po ndodhin më shumë se 1.000 vdekje në ditë nga Covid-19, kurse mos vaksinimi është i ngjashëm me vozitjen nën ndikimin e alkoolit! Kështu tha një ekspert shëndetësor amerikan ne fund te kesaj jave…
“Ne duhet të fillojmë të flasim për zgjedhjen për të qëndruar të pavaksinuar si zgjedhja për të dalë dhe për të drejtuar makinën të dehur,” tha analistja mjekësore e CNN, Dr Leana Wen për emisionin “Wolf Blitzer” të CNN.
Vërejtjet e Wen erdhën pasi administrata Biden të enjten njoftoi një plan për vaksinën Covid-19,duke udhëzuar Departamentin Amerikan të Punës të kërkojë nga të gjitha kompanitë me 100 e më shumë punonjës për të siguruar që punëtorët e tyre të vaksinohen ose të testohen një herë në javë. Presidenti Joe Biden gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon që të gjithë zyrtarët qeveritarë të vaksinohen kundër vaksinës Covid-19.
Nderkaq disa zyrtarë republikanë e kanë kritikuar kete lëvizje si të tepruar, kurse ekspertët e shëndetit thonë se presidenti duhet të kishte marrë masa më të ashpra për të frenuar rritjen e fundit të rasteve të Covid-19.
“Nga pikëpamja e shëndetit publik, nuk është aspak e tepërt. Dhe në fakt, do të doja që ata të kishin dalë më herët dhe të shkonin edhe më tej,” tha Wen. “Ne jemi në mes të krizës më të madhe të shëndetit publik në jetën tonë. Ne, si shoqëri, po bëjmë vazhdimisht ligje që mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve”, ka shtuar Dr Leana Wen.
Shkalla e vdekshmërisë që nga fundi i gushtit është më e larta që nga fillimi i marsit.
Ndërsa 73.5% e atyre të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar me të paktën një dozë, dhjetëra miliona përfitues të ligjshëm mbeten të pavaksinuar anipse varianti Delta i shumë ngjitës i koronavirusit po vazhdon të perhapet ne te kater e SHBA-ve,thuhet nder te tjera ne nje raport të zgjeruar qëve transmeton CNN./E.D-21Media
