SHBA dhe BE nuk do të lejojnë bllokadën e re pas zgjedhjeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po i përcjellin nga afër zhvillimet politike në Kosovë në pritje të formimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ambasada e SHBA-së përmes dy përgjigjeve së fundi për RTV21 dhe për REL-in e ka bërë të qartë se pas zgjedhjeve synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta. SHBA pret nga Qeveria e re që të thellohet bashkëpunimi.
“Kjo do të kërkojë veprim për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik.”, thuhet në përgjigje.
Profesori universitar, Dashamir Bërxulli, vlerëson se kërkesa e SHBA-së dhe e BE-së për një Qeveri stabile e dal pas zgjedhjeve janë sinjale të qarta se faktori ndërkombëtar se nuk do ta lejojë klasën politike të zvarris formimin e institucioneve.
“Ajo që ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë nuk ka qenë e vlerësuar nga ndërkombëtarët, nga partnerët tanë shumë vjeçar të cilët na kanë ndihmuar në bërjen e shtetit dhe ndërtimin e tij. Sinjalet janë të qarta dhe të vazhdueshme që pas këtyre zgjedhjeve nuk ka më shans që klasa politike të dështojë në koalicionet e mundshme për t’i dhënë Kosovës një Qeveri të madhe dhe stabile për katër vjet. Sepse sfidat e Kosovës në aspektin e brëndshëm dhe në aspektin ndërkombëtar janë shumë të mëdha. Kosova është para obligimeve që i ka marrë. Qeveria stabile do të mundësojë që edhe komunikmet politike me njërëzit, por edhe komunikmin me parnerët ndërkombëtar t’i vendosi dhe të bëjë atë që thotë, dhe të thotë dhe të mos e bëjë sepse kjo nuk është parneritet.”, tha ai për rtv21
Por, njohësi i rrethanave politike, Shemsi Jashari, është skeptik se do të formohet shpejtë Qeveria e re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas tij, nëse nuk ka kompromis midis partive politike për një bashkëpunim për të krijuar një shumicë stabile në Kuvend për zgjedhjen edhe të presidentit të ri, vendi mund të shkojë parapë në zgjedhje.
“Pjesa e parë e vitit do të shkojë derisa të certifikohet rezultati, pastaj derisa të krijohet një shumicë e re parlamentare, zgjedhja e institucioneve. Pres që pas krijimit të institucioneve lutem që të mos ketë zgjedhje përseri pas përfundimit të presidentit.”, deklaroi Jashari për rtv21
Pezullimi i dialogut strategjik SHBA-Kosovë në shtator të këtij viti për shkak të veprimetve të pa koordinuara të Qeverisë Kurti u vlerësua se thelloi distancimin e SHBA-së karshi politikave të Qeverisë në detyrë. Për këtë arsye profesori universitar, Dashamir Bërxulli, kërkon nga politikanët që pritet të udhëheqin me Qeverinë e re, se punët që i marrin si obligim në tryezën e diskutimeve me zyrtarët Amerikan dhe të BE-së nuk duhet të zbatohen në praktikë dhe jo të përdorën për fushata zgjedhore.
“SHBA-të janë të lodhur me situatën kur cështjet e caktuara që kanë të bëjnë me parneritetin me SHBA-të, por edhe në raport me trajtimin e minoriteteve, trajtohen për politik të brendshme. Pra janë cështje që dalin nga tavolina e bisedimeve, ndërsa trajtohen për të marrë vota. Këtë llojë gjëje ata nuk e mbështesin. Obligimet e marra ndërkombëtare duhet të zbatohen.”, theksoi ai.
SHBA-ja dhe BE-ja e kanë bërë të qartë se nuk mund të ketë bashkëpunim me një Qeveri e cila nuk ka koordinim të veprimeve me aleatët e Kosovës./RTV21/21Media