SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara.
Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh në rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë, raporton BBC.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë.