SHBA: Do t’i qëndrojmë në krah Kosovës

 

Njohja reciproke dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është cilësuar historike nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ka thënë se lidhjet ndërkombëtare më të thella ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”ka thënë Price në Twitter.

Të hënën, më 1 shkurt edhe zyrtarisht Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike. Kjo njohje erdhi pas marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington e që ndërmjetësues ishte ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dondald Trump./21Media 

Back to top button