​SHBA është e shqetësuar për aktivitetet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit

SHBA është e shqetësuar për aktivitetet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit, të cilat i quan provokuese dhe destabilizuese, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë theksoi se në këtë drejtim do të vazhdojë të ndihmojë Tajvanin në ruajtjen e një aftësie të kënaqshme vetëmbrojtëse.
Kjo është në përputhje me detyrimet e kahershme amerikane ndaj Tajvanit, si dhe me politikën e një Kine.
Qeveria e Tajvanit, të cilën Kina e konsideron një pjesë legjitime të territorit të saj, vë në dukje se në 24 orët e fundit, mbrojtja e saj ajrore ka identifikuar shtatëdhjetë e një avionë të Forcave Ajrore Kineze, duke përfshirë avionë luftarakë dhe dronë.
Vihet re se ndërhyrja e raportuar është më e madhja deri më sot.

Back to top button