SHBA përkrah Maqedoninë e Veriut

SHBA përkrah Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Sheteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë 1.1 milion dollarë për të lehtësuar përhapjen e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Përmes Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Shtetet e Bashkuara po i sigurojnë këto fonde për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara – UNICEF për të zbatuar aktivitete dhe përpjekjet e vendit për t’iu përgjigjur COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 72 raste të reja të të infektuarve dhe dy viktima. Me këto të dhëna, numri i të infektuarve aktiv në vend është 514, kurse i viktimave 18-të. /TV21