SHBA ia bojkoton vodkën Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të ndalojnë importet e alkoolit dhe ushqimeve të detit, si vodka dhe havjar, nga Rusia, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Në komentet e shpejta nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden do të bëjë thirrje për revokimin e statusit të “kombit më të favorizuar” të Rusisë, i njohur si marrëdhënie normale tregtare të përhershme në SHBA. Masa, e cila është koordinuar me G7 dhe aleatët e BE-së, do të kërkojë një akt të Kongresit./21Media