SHBA-ja dënon djegien e veturave në veri
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës, në dy ditët e fundit.
Në një postim në Twitter, Hovenier rikthyer mesazhin që e pati publikuar në Twitter më 2 nëntor, kur në veri digjeshin veturat me targa RKS.
Hovenier ka shkruar: “Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh”.
“SHBA-ja dënon djegien apo shkatërrimin e pronës dhe çfarëdo përpjekje që pengon ata me ose që synojnë të marrin targa RKS nën ligjet e Kosovës. Këto janë akte kriminale”, pati shkruar Hovenier në Twitter./21Media
Unfortunately, I need to reiterate this message. https://t.co/mtZCMlqUxq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 31, 2023