SHBA-ja dhe Britania e Madhe: Qytetarët mezi po presin qeverinë e re

Ambasadat pajtohen me deklaratën e shefave të BE-së

Ambasada amerikane në Kosovë dhe ajo britanike, kanë kërkuar formimin e Qeverisë së Kosovës.

Menjëherë pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian dhe shefave të misioneve të BE-së, si dhe deputetëve gjerman që po qëndrojnë sot në Kosovë, ku kërkohet formimi i qeverisë së re dhe të vijohet me reforma dhe me dialogun, kanë reaguar edhe ambasada amerikane dhe ajo britanike.

Ata janë pajtuar me deklaratën e shefave të BE-së, duke thënë se qytetarët mezi po presin që të krijohet qeveria e re dhe të sillen ndryshimet e premtuara./21Media

Back to top button