SHBA-ja e vlerëson nderimin e Kosovës për Albrightin
Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, Jeff Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkaura të Amerikë janë të nderuara nga vendimi i autoriteteve të Kosovës që të shpallin të premten ditë zie në nderim të ish-Sekretares amerikane Madeleine Albright.
Hovenier ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë ta nderojë kujtimin e Albright çdo ditë përmes punës për ndërtimin e një demokracie të begatë dhe multietnike.
Madeleine Albright ka vdekur të mërkurën.
Me vendim të presidentes, Vjosa Osmani në njoftimin për shpalljen e së premtes ditë zie, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./21Media