SHBA-ja fut në listë të zezë Sali Berishën dhe familjen e tij

 

SHBA shpall “Non grata” ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjen e tij.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Twitter nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Aktet korruptive të ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Publikisht deklaroj se Berisha dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e tij.

Në deklaratën e tij Blinken thotë mes të tjerash se në cilësinë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes.

Lajmi u publikua edhe në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Back to top button