SHBA-ja i jep leje për testim veturës fluturuese

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) ka certifikuar për testim një automjet fluturues – automjeti i parë plotësisht elektrik që mund të fluturojë.
Kompania zhvilluese Alef Automotive tha se automjeti/avioni, i quajtur “Model A”, është mjeti i parë fluturues që mund të lëvizet në rrugë publike dhe në gjendje të parkojë si një makinë normale. Sipas tyre, vetura gjithashtu ka aftësi vertikale për ngritje dhe ulje. Ajo do të jetë në gjendje të mbajë një ose dy pasagjerë dhe do të jetë në gjendje të përshkojë një distancë prej 322 kilometrash dhe një lartësi fluturimi deri në 177 kilometrash.
Çmimi i automjetit pritet të jetë rreth 275 mijë euro, me dorëzimin e parë të parashikuar në fund të vitit 2025.
FAA konfirmoi se i ka lëshuar kompanisë një certifikatë speciale të vlefshmërisë ajrore, duke lejuar qëllime të kufizuara që përfshijnë ekspozimin, kërkimin dhe zhvillimin, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.
Kompani të shumta janë duke punuar në VTOL tërësisht elektrike, që do të thotë avionë për ngritjen dhe uljen e automjeteve.
FAA tha se Alef nuk është avioni i parë i këtij lloji që merr një certifikatë speciale të vlefshmërisë ajrore. Megjithatë, Alef vuri në dukje se automjeti i tij është i ndryshëm për shkak të aftësisë së tij për të funksionuar si në rrugë ashtu edhe në ajër, për t’u dukur si një makinë normale dhe për të parkuar në një vend parkimi normal.
Faqja e internetit e kompanisë tha se makina fluturuese do të certifikohet si një “mjet me shpejtësi të ulët”, që do të thotë se nuk do të jetë në gjendje të ecë më shpejt se rreth 40 kiometra në orë në një rrugë të asfaltuar.
“Supozimi është se, nëse një shofer ka nevojë për një rrugë më të shpejtë, një shofer do të përdorë aftësitë e fluturimit të Alef”, tha kompania në faqe.
Pavarësisht kësaj, ajo gjithashtu ka nevojë për miratim nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada për të përshkuar rrugë. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?