SHBA-ja jep 150 milionë dollarë për Ukrainën
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka njoftuar ndihmë të mëtejshme për Ukrainën, duke përfshirë municione shtesë artilerie, radarë dhe pajisje të tjera.
Paketa thuhet se kap vlerën e 150 milionë dollarëve dhe kjo u konfirmua nga sekretari i shtetit Antony Blinken, raportoi The Guardian të shtunën.
“Unë kam autorizuar 150 milionë dollarë në armë, pajisje dhe furnizime shtesë amerikane për Ukrainën për të përforcuar mbrojtjen e saj për të kundërshtuar ofensivën e Rusisë në Lindje”, tha Blinken.
Paketa përfshin 25,000 fishekë artilerie, pajisje bllokimi, pajisje në terren, e të tjera./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?