SHBA-ja kërkon të shmangen tensionet për targat

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB në takimin e Këshillit të Sigurimit, ku u prezantua raporti gjashtëmujor për Kosovën kërkoi nga Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet sa i përket çështjes së targave.
“Ne inkurajojmë fuqishëm Kosovën dhe Serbinë që të mbajë tensionet e ulta duke u fokusuar në progresin e dialogun dhe duke shmangur retorikën nxitëse. Ne u bëjmë thirrje palëve që të punojnë me partnerët amerikanë dhe evropianë në zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë dhe të shmangin tensionet për targat”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.
SHBA-ja po ashtu kërkoi që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog, sikurse ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Përfaqësuesi i Uashingtonit sërish kërkoi që Këshilli i Sigurimit të nisë procedurat për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, duke përsëritur qëndrimin se ky mision ka përfunduar punën në Kosovë dhe se Kosova i ka institucionete e veta./21Media

Back to top button