SHBA-ja për fushatën: Presim që partitë politike të përmbushin traditën demokratike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore.
Në një deklaratë në Facebook thuhet se nga partitë politike pritet përmbushja e traditave të tyre të forta demokratike.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë. Ne presim që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të përmbushin traditat e tyre të forta demokratike. Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në njoftim. /21Media