ShBA-ja vendos sanksione ndaj 11 zyrtarëve iranianë

Shetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të hënën se kanë vendosur sanksione ndaj 11 zyrtarëve të qeverisë iraniane për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga Irani dhe mbeten të përkushtuara për të mbështetur popullin e Iranit, teksa ata përballen me brutalitetin e regjimit iranian dhe kërkojnë respekt për liritë e tyre themelore”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë.

“Sot, Departamenti i Shtetit po ndërmerr veprime për të vendosur kufizime vizash për 11 zyrtarë të qeverisë iraniane, të cilët besohet se janë përgjegjës për abuzimin, ndalimin ose vrasjen e protestuesve paqësorë ose pengimin e të drejtave të tyre për të lirinë e shprehjes apo tubime paqësore”, shkruan Anadollu Agency.

Back to top button