SHBA ka ndërmarrë hapa për të adresuar çdo ndikim në tregun e naftës

SHBA-ja ka ndërrmarrë hapa çdo ndikim në tregjet globale të naftës që mund të ndodhin pas pushtimit rus në Ukrainë.
Kështu ka bërë të ditur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e cila ka theksuar se ka pasur një diskutim të vazhdueshëm rreth hapave që të gjithë mund të marrim si një komunitet global për të trajtuar çdo paqëndrueshmëri në treg.

Ajo tha gjithashtu se vendimi për të sanksionuar disa nga bankat më të mëdha të Rusisë dhe për të mbështetur dëbimin nga SWIFT ishte pjesë e një përpjekjeje për të siguruar që veprimet po maksimizonin ndikimin mbi presidentin Putin, elitën ruse, ekonominë, duke e minimizuar atë në tregjet globale.

”Dua të them, edhe nëse shikoni ndikimin në sektorin e energjisë ne nuk kemi ndërmarrë disa hapa për sanksionet e energjisë, sepse e kemi peshuar këtë. Kjo nuk do të thotë se ata janë jashtë tryezës, ata mbeten në tryezë, por evropianët për shembull, janë shumë të shqetësuar për rritjen e mëtejshme të çmimit të naftës”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button