SHBA kërcënon me braktisje të samitit

E gjithë kjo për shkak të Koresë Veriore

Uashingtoni ka paralajmëruar të premten Pekinin, se prania e Koresë Veriore në samitin kinez që në këtë fundjavë do të mbahet në Kinë, mund të rrezikojë pjesëmarrjen e vendeve tjera në këtë takim të rëndësishëm diplomatik.

Ambasada amerikane në Pekin i ka dërguar notë diplomatike Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në të cilën theksohet se ftesa dërguar Koresë Veriore përbën porosi të gabuar në momentin kur bota po përpiqet të bëjë presion mbi Pjong-jangun për shkak të përsëritjes së testeve raketore dhe atyre nukleare, transmeton Reuters, duke iu referuar dy burimeve të paemëruara.

Back to top button