SHBA konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

Mbi 3 mijë të vdekur në gjithë botën

SHBA ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirus në shtetin e Uashingtonit.

Zyrtarët thanë se pacienti ishte në të 50-at e tij dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se më shumë raste ishin “të mundshme”, por shtoi se vendi ështe i përgatitur për çdo rrethanë.

Të dielën, Australia dhe Tajlanda gjithashtu regjistruan vdekjet e tyre të para nga koronavirusi, transmeton 21Media.

Një 78-vjeçar Australian vdiq pasi u infektua në një anije lundrimi në Japoni muajin e kaluar.

Tajlanda, e cila ka pasur 42 raste të virusit, u raportua se një burrë 35-vjeçar vdiq. Viktima gjithashtu vuante edhe nga një sëmundje tjetër.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit më shumë se 85 mijë raste të koronavirusit janë raportuar në 57 vende të botës dhe pothuajse 3 mijë vdekje. Pjesa më e madhe e infeksioneve dhe vdekjeve janë në Kinë, ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar./21Media

Back to top button