ShBA mund të sanksionojë dy vajzat e Putinit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë të mërkurën në përgjigje të pretendimeve të Ukrainës se trupat ruse kryen krime lufte në qytetin e Bucha.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se SHBA do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe zyrtarëve të Kremlinit dhe familjeve të tyre.

Wall Street Journal raporton se Washingtoni po shqyrton sanksione shtesë kundër dy vajzave të Putinit dhe Sberbank, bankës më të madhe të Rusisë.

Ambasadorët e BE-së do të shqyrtojnë të mërkurën planet për një paketë të pestë sanksionesh./21Media

Back to top button