”SHBA nuk duhet të jetë strehë e FETO-s”

Sipas presidentit turk, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë inkubator të FETO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se gjatë vizitës në SHBA, më 16 maj, me homologun e tij amerikan, Donald Trump do të bisedojë edhe për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës FETO, Fetullah Gylen.

“Ka informacione dhe dokumente të tjera që do të dorëzohen në lidhje me këtë. E respektoj vullnetin e Trumpit në lidhje me këtë çështje dhe ne në lidhje me këtë kërkesë do të shkojmë deri në fund”, deklaroi Erdogan.

Erdogan para gazetarëve në Ankara në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Kinë, deklaroi se SHBA nuk duhet të jetë strehë dhe inkubator i FETO-s.

Back to top button