SHBA nuk i ka parë forcat bjelloruse që luftojnë në Ukrainë

Zyrtarët amerikanë nuk i kanë parë trupat bjelloruse “të jenë gati për të lëvizur në Ukrainë” apo “që po lëvizin ose janë në Ukrainë”, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane.
Forcat brenda Ukrainës janë ruse. Presidenti rus Vladimir Putin ka “pak më pak se 75% të fuqisë luftarake që kishte mbledhur” për këtë pushtim brenda Ukrainës tani, tha tutje zyrtari, përcjellë rtv21.tv
CNN raportoi më herët se inteligjenca ukrainase tregon “gatishmërinë e Bjellorusisë për të marrë pjesë ndoshta drejtpërdrejt” në pushtimin e Ukrainës, “përveç lejimit të rusëve të përdorin territorin e tyre si dhe lejimin e tyre të kalojnë kufirin”.
Një burim i dytë i afërt me qeverinë ukrainase i tha CNN-it se përveç inteligjencës ukrainase, administrata e Biden i ka përcjellë gjithashtu qeverisë ukrainase se Bjellorusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën./21Media

Back to top button