SHBA paralajmëron: Ka tentativa për dobësimin e vettingut

Sipas tyre, procesi i vetingut duhet të jetë kuptimplotë

SHBA-të tërheqin vëmendjen se ekzistojnë tentativa për të dobësuar reformën në drejtësi më synimin që të mbrohen gjykatësit e prokurorët e korruptuar e të lidhur me krimin. Në një deklaratë për mediat ambasada amerikane në Shqipëri thekson se procesi i vetingut duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë.

Populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar. Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.

Deklarata vjen në një kohë kur shoqatat e gjyqtareve dhe prokuroreve kane ankimuar ligjin e Vetingut, veçanërisht nenet ku flitet për lidhjet e dyshuara të njerëzve të drejtësisë me krimin e organizuar.

Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.

SHBA vlerësojnë deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend, që thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara.

Back to top button