SHBA sanksione kundër dy bankave në Rusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se sulmoi “të drejtën për të ekzistuar” të Ukrainës në fjalimin e tij të hënën mbi tensionet në rritje në Ukrainë.
Në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ai besonte se fjalimi i Putinit tregoi se ai nuk ka interes në “ndjekjen e dialogut të vërtetë” për sigurinë evropiane.
“Ai kërcënoi në mënyrë indirekte territorin e mbajtur më parë nga Rusia, duke përfshirë kombet që sot janë demokraci të lulëzuara dhe anëtare të NATO-s,” tha Biden.
“Ai (Putin) në mënyrë eksplicite kërcënoi më shumë nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tij ekstreme”, shtoi presidenti amerikan.
Në atë që ai e quajti “këstin e parë” të sanksioneve kundër Rusisë, Biden njoftoi lëvizjet për të bllokuar tregtinë që përfshin dy banka të mëdha – VEB dhe Bankën Ushtarake Ruse – dhe për të shkëputur pjesë të ekonomisë ruse nga sistemet financiare ndërkombëtare.
Biden tha se këto lëvizje shkonin “shumë përtej” masave të mëparshme dhe do të shkurtonin qeverinë ruse nga financimi perëndimor për borxhin e saj sovran./21Media
 

Back to top button