SHBA thotë se do të ketë pasoja për vrasjen e gazetarit amerikan
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan ka thënë se Rusia do të këtë pasoja nga SHBA pas vrasjes së gazetarit amerikan, Brent Renaud.
Lajmi për vdekjen ishte “tronditës dhe i tmerrshëm”, tha ai.
Ndërkaq, zyrtarët amerikanë do të konsultohen me zyrtarët ukrainas për të përcaktuar “si ndodhi kjo”.
.@JakeSullivan46 tells @margbrennan the U.S. will impose “appropriate consequences” against Russia for the death of an American journalist in Ukraine. pic.twitter.com/C7bne0PvQg
— Face The Nation (@FaceTheNation) March 13, 2022
Siç u bë e ditur përmes rrjeteve sociale gazetari Renaud, 51 vjeç, u qëllua kur forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpin.
Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë.
Kjo është vdekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë./21Media