Shefi i FBI-së për herë të parë e thotë se COVID-19 mund jetë krijuar në një laborator kinez

Drejtori i FBI-së , Christopher Wray tha se virusi COVID-19 ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje laboratorike në Wuhan, Kinë.
“FBI ka kohë që ka vlerësuar se origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik në Wuhan,” tha Wray për Fox News. “Këtu po flisni për një rrjedhje të mundshme nga një laborator i kontrolluar nga qeveria kineze.”, shtoi ai përcjell portali rtv21.tv
“Unë thjesht do të vërej se qeveria kineze, më duket mua, ka bërë çmos për të penguar dhe errësuar punën këtu, punën që po bëjmë, punën që qeveria jonë amerikane dhe partnerët e ngushtë të huaj. Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë,” shtoi ai.
Wray tha se FBI ka specialistë të cilët fokusohen në “rreziqet e kërcënimeve biologjike, të cilat përfshijnë gjëra të tilla si viruset e reja si COVID, dhe shqetësimet se ata [janë] në duart e gabuara [të] disa njerëzve të këqij, një shtet kombëtar armiqësor, një terrorist, kriminel”.
Ai tha gjithashtu se qeveria kineze është përpjekur të bllokojë punën hetimore për origjinën e koronavirusit.
Komentet e Wray vijnë pasi Departamenti i Energjisë gjithashtu ka vlerësuar së fundmi se pandemia COVID-19 ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje aksidentale laboratorike në Kinë./21Media