Shefi i NATO-s: Do të dërgojmë avionë për evakuimin e qytetarëve në Kabul
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me situatën kaotike në Afganistan, duke fajësuar udhëheqjen afgane për marrjen e kontrollit të pushtetit nga talibanët.
“Lidershipi politik afgan nuk arriti të ngrihet dhe dështimi i lidershipit afgan çoi në tragjedinë që ne jemi dëshmitarë sot”, ka thënë Stoltenberg.
Në një konferencë nga selia e NATO, Stoltenberg ka deklaruar se situata në Afganistan është jashtëzakonisht serioze dhe e paparashikueshme. Ai është shprehur se NATO do të dërgojnë avionë shtesë për evakuimi e qytetarëve në Kabul, shkruan oranews.
“Talibanët duhet të respektojnë ata që duan të jetojnë atje. Aeroporti duhet të jetë i hapur. Do të dërgohen avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul”, është shprehur shefi i NATO-s.
NATO ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan që nga viti 2003 dhe ka përfunduar operacionet luftarake në 2014, për t’u përqëndruar në trajnimin e forcave të sigurisë kombëtare.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?