Shefi i NATO-s: Është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi të enjten për rrezikun e nënvlerësimit të Rusisë gjatë “luftës agresioni të Presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës”.
“Forcat ukrainase i kanë shkaktuar humbje të rënda Rusisë në Ukrainë. Por rusët kanë treguar edhe një herë gatishmërinë për të marrë rreziqe të mëdha dhe për të duruar humbje të mëdha njerëzore”, tha Stoltenberg në një fjalim në një konferencë biznesi në Oslo, Norvegji.
“Ata kanë mobilizuar tashmë 200,000 trupa shtesë. Përveç kësaj, ne e dimë se ata mund të marrin shumë materiale të reja. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, nuk ka asnjë tregues se ambiciet e Rusisë kanë ndryshuar”, shtoi ai.
“Është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë”, vazhdoi Stoltenberg./21Media