Shefi i ushtrisë britanike parashikon ngërç në Ukrainë

Kreu i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar ka parashikuar se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në atë që ai e quajti “një ngërç ushtarak, taktik”.
Gjenerali Sir Mark Carleton-Smith, sugjeroi gjithashtu se konflikti duhet të nxisë një rishikim të vendimit të qeverisë për të shkurtuar përmasat e ushtrisë britanike, raporton BBC
Ai theksoi se forcat ruse ishin në një pauzë operacionale, ndërsa ata u rigrupuan përpara një ofensive të pritshme në Ukrainën lindore.
“Pavarësisht nëse kjo do të jetë beteja vendimtare apo jo, ne aktualisht jemi duke e matur këtë fushatë me ditë. Duhet të presim ta masim me muaj, nëse jo në skemën e gjërave, me vite”, tha ai.
“Rezultati më i mundshëm i menjëhershëm dhe i përkohshëm është një ngërç ushtarak, taktik në Donbas, me një regjim rus në gjendje të pretendojë njëfarë suksesi dhe që mund të veprojë si një pikë e mundshme nisjeje për një fushatë të mëvonshme. Unë nuk mendoj se komuniteti ndërkombëtar dhe Evropa, natyrisht, do të jenë në gjendje të jetojnë rehat me një konflikt të ngrirë në Evropë”, shtoi gjenerali./21Media

Back to top button