Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret vendimin e Kushtetueses, kërkon të ekzekutohen të gjitha veprimet

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog ka bërë një deklaratë në lidhje me qështjen e vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kërkonte nga autoritet e Kosovës të ekzekutojnë të gjtha vendimet e mëparshme të Gjykatës, përfshirë vendimin e vitit 2016 në rastin e pronës së Manastirit të Deçanit.
Tomáš Szunyog u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapa për të siguruar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese përfshirë vendimin që lejon regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit, si dhe vendimet e tjera të autoriteteve gjyqësore, të ekzekutohen menjëherë dhe në mënyrë arbitrare.
”BE -ja është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës. Respektimi i sundimit të ligjit dhe vendimeve gjyqësore është një vlerë themelore evropiane dhe çelësi për çdo përparim. Nga kjo përfitojnë të gjithë në Kosovë. Qëllimi ynë është i qartë. Ne e shohim Kosovën me një perspektivë evropiane, duke ndarë vlera të përbashkëta”, ka thënë Szunyog.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ka moszbatim të vendimeve të Gjykatës lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit. Bazuar në procedurën e ndjekur nga Gjykata lidhur me monitorimin e zbatimit të vendimeve të saj, Gjykata ka konstatuar se dy aktgjykimet përkatëse nuk janë zbatuar dhe për pasojë ka njoftuar Prokurorin e Shtetit. Gjykata ka riktheksuar se zbatimi i vendimeve të saj është detyrim për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës bazuar në nenin 116 të Kushtetutës./21Media

Back to top button