Shefi i zyrës së BE-së vëzhgon nga afër procesin e numërimit të votave

Aivo Orav, Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, konkretisht sallën “1 Tetori”, për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Orav nëpërmjet një postimi në “X” ku ka postuar fotografi nga kjo qendër.

“Sot kam vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, ka shkruar ai. /21Media

Back to top button