Shefi i Mbrojtjes i Malit të Zi vizitoi KFOR-in

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo u takua me shefin e Mbrojtjes të Malit të Zi, gjeneral lejtnant Lubisha Jokiq në selinë e KFOR-it

Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë të Jokiq pasi Mali i Zi u bë anëtari më i ri i NATO-s. Hyrja e Malit të Zi shënon zgjerimin e parë të NATO-s që nga 1 prilli 2009, kur Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan Aleancës.

Me rastin e vizitës së gjeneralit Jokiq gjenerali Fungo shprehu urimet për pranimin e Malit të Zi në NATO, një pikë e rëndësishme në historinë e këtij kombi. Komandanti i KFOR-it gjithashtu theksoi praninë e NATO-s në Kosovë si thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të takimeve të nivelit të lartë ndërmjet Komandantit të KFOR-it dhe përfaqësuesve të vendeve fqinje, të cilat janë thelbësore për një shkëmbim të frytshëm të informatave dhe kuptim më të mirë të mandatit dhe aktiviteteve të KFOR-it./21Media

Back to top button