Kaloni te përmbajtja kryesore

Shefi ushtarak i Iranit paralajmëron SHBA-në për dërgimin e armëve në Izrael

Irani paralajmëroi SHBA-në për pasojat e dërgimit të armëve në Izrael, duke thënë se kjo do ta ndërlikonte më tej situatën në Gaza, sipas gazetës shtetërore të lajmeve të Iranit Tasnim.

“Mbështetja e gjerë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë dërgimin e armëve dhe municioneve për regjimin sionist, konsiderohet si pjesëmarrje e qeverisë amerikane në krimet e regjimit sionist. Kjo e ndërlikon më tej situatën në Gaza”, tha të premten shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri gjatë një bisede telefonike me ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler.

Bagheri tha gjithashtu se nevojiten “veprime serioze” për të parandaluar krimet e luftës dhe bëri thirrje që ndihma humanitare të dërgohet në Gaza, raportoi Tasnim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button