Shefja e UNIMIK-ut shpreh keqardhje për mos arritjen e një marrëveshje për targat

Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh ka reaguar lidhur me bisedimet dje në Bruksel. Ajo ka shprehur keqardhje që të hënën në Bruksel nuk është arritur një marrëveshje për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një komunikate për media Ziadeh ka theksuar nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim që mund të destabilizojë gjendjen në terren e të prodhojë pasoja të padëshiruara.
“Dialogu dhe kompromisi janë themeli i çdo projekti për paqen e qëndrueshme”, thuhet në komunikatë
Ajo po ashtu ka bërë thirrje për udhëheqje të përgjegjshme dhe angazhim ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Bisedimet duhet të vazhdojnë me besim të plotë në mënyrë që trajektorja aktuale të përmbyset”, thuhet më tej.
Pas bisedimeve shumë orëshe të hënën në Bruksel Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për targat.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës ka shtyrë për 48 fillimin e fazës së gjobitjes pas kërksës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jefrry Hovenier./21Media

Back to top button